Gjermania forcon politikat azil-kërkuese

07/06/2014 00:00

Qeveria gjermane do të shpallë si vende të sigurta origjine Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën në mënyrë që të parandalohet fluksi i azilkërkuesve. Kjo lëvizje kritikohet nga opozita.

Autoriteti përgjegjës, Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatët do të ketë më të lehtë më pas të kontrollojë aplikimet e panevojshme. Aplikantët, pjesa më e madhe e të cilëve janë romë dhe sintë, duhet të provojnë kërkesën e tyre, në të kundërt deportohen.

Kundër vendimit brenda javës mund të ngrihet një padi në gjykatë. Deri tani vende të sigurta origjine konsiderohen vendet e Bashkimit Europian, Gana dhe Senegali.

Top Channel