CIA i bashkohet rrjeteve sociale

07/06/2014 00:00

Rrjetet sociale konsiderohen si një burim i madh informacioni nga agjencitë inteligjente, e vecanërisht ato amerikane.

Por valës për t’u përfshirë edhe vetë në rrjetin social me një profil zyrtar nuk i ka shpëtuar as CIA. Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA është regjistruar me një profil zyrtar në dy rrjetet sociale më të mëdha, Facebook dhe Twitter dhe pa vonesë ka lënë statusin e parë.

“Ne nuk mund ta konfirmojmë, por as nuk e mohojmë që ky është komunikimi ynë i parë”, shkruhej në komentin e parë që u përcoll menjëherë nga 75 mijë përdorues të Twitter.

CIa premton se do të jetë aktive në median sociale, madje do të nxjerrë edhe njoftime për vende të reja pune.

Top Channel