Al-Hussein, shef i ri i të Drejtave të Njeriut në OKB
07/06/2014 00:00
Ambasadori i Jordanisë, Princi Zeid al-Hussein është emëruar në postin e Komisionerit të Lartë në OKB për të Drejtat e Njeriut.
Emërimi i al-Hussein në këtë post është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon. Zeid al-Hussein më parë ka qenë edhe ambasador i vendit të tij në SHBA.
Ai do të zëvendësojë në këtë post afrikano jugorin Navi Pillay, i cili do të largohet më 1 shtator nga posti që e mbante prej 6 vjetësh.
Tani pritet që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të japi miratim e saj .
Top Channel