“Na ktheni stolitë tona, ka ende kohë”, Konti i Parisit thirrje publike grabitësve të Luvrit: Ato janë pjesë e shpirtit të Francës
Të gjithë e quanin “Shtëpia”, institutin fetar në Tuen, në veri të Irlandës, që menaxhohej nga një grup murgeshash. Në këtë shtëpi, në vitet 1925-1961 strehoheshin gra dhe nëna të pamartuara dhe fëmijët e tyre, të konsideruar ilegjitimë.
Një vend që duhet të ishte, të paktën në teori, një strehë paqeje por që mbante një sekret të frikshëm që më në fund është zbuluar, por vetëm ditët e fundit: një varr masiv që mund të mbajë trupat e mbi 800 fëmijëve.
Varri është lokalizuar jo shumë larg godinës. Sipas së përditshmes britanike “Daily Mail”, shumë nga fëmijët kanë vdekur për shkak të sëmundjeve apo kequshqimit, në kushtet e një braktisjeje totale.
Trupat e tyre rezulton se janë hedhur në një serbator çementoje e jo më të jenë varrosur me pllaka me emrin e tyre. Zbulimi është bërë pasi familjari i një prej fëmijëve, që dyshohet të jetë varrosur në varrin masiv, e ka denoncuar të miturin si person të zhdukur sot, në vendin ku së shpejti mund të nisin gërmimet.
Autoritetet në Dublin mund të hapin një hetim mbi çështjen, ndërsa kisha katolike po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një përmendoreje për fëmijët.
Llogaritet që mijëra gra me fëmijët e tyre të kenë kaluar nga “Shtëpia”, pasi ishte mënyra e tyre e vetme për të mbijetuar në një shoqëri që i urrente dhe i izolonte, vetëm sepse ishin bërë nëna nga një marrëdhënie jashtëmartesore.
Top Channel