Prokuroria serbe ka dhënë urdhër për hetimin e një lokacioni tjetër në Rudnicë të Rashkës, afër të cilit tashmë është duke u gërmuar në varrezën masive që është gjetur me herët.

Deri tani ekspertët mjeko-ligjorë në vendin e ngjarjes kanë gjetur 34 mbetje mortore, ndonëse besohet se aty mund të jenë prej 250 deri në 400 persona.

Lokacioni i dytë ndodhet në afërsi në pjesën kodrinore të kënetës ku janë varrosur shqiptarët e vrarë në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë.

Bruno Vekariç, zv/kryeprokuror për krime lufte, thotë se Prokuroria do të bëjë të pamundurën për zbardhjen e fatit të këtyre personave: “Kemi informacione të ndryshme dhe filmime që kemi marrë nga Instituti Ndërkombëtar për të Zhdukurit, hetimet tona dhe komisionet e ndryshme për këtë lokacion në afërsi të lokacionit të tanishëm andaj kemi dhënë urdhër për hetim.”

Varreza e Rashkës ndodhet në pjesën e Serbisë dhe gërmimet kanë filluar dy muaj më parë pas disa vjet pritje. Kufomat ishin dërguar aty për të fshehur gjurmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA