Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Kur kanë kaluar pak ditë nga thirrja e Gjykatës për Krimet e Rënda që publikisht kërkoi mbështetjen e policisë dhe institucioneve të specializuara në procesin ndaj të pandehurit Dritan Dajti, trupa gjyqësore që po e gjykon atë vendosi ta zhvillojë gjyqin ndaj të pandehurit me dyer të mbyllura.
Ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri në përfundim të procesit thotë zyra e shtypit e Krimeve të Rënda. Ndryshe nga çdo seancë tjetër kur gazetarët dhe të afërm të Dajtit lejoheshin të ndiqnin seancat gjyqësore, që nga kjo e martë e në vijim askush nuk do të lejohet të jetë i pranishëm në sallën ku zhvillohet procesi ndaj të akuzuarit për vrasjen e katër oficerëve të polcisë.
Të pranishëm do të jenë vetëm trupa gjyqësore, prokurori dhe i pandehuri. Vendimi ndërmjetëm vjen pas një kërkese të beftë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kërkoi zhvillimin e procesit vetëm në prani të palëve, ndërkohë që nuk do të lejohen në sallë as forcat e sigurisë së gjykatës.
Prokuroria e ka argumentuar kërkesën e saj me shkakun e moscënimit të figurës e dinjitetit të gjykatës sikurse ndodhi në një nga seancat e mëparshme, kur i pandehuri paraqiti gjatë gjyqit një foto të familjarit të gjyqtarit në shoqërinë e një të afërmi të tij e me këtë foto ai kërkoi dorëheqjen e gjykatësit Idriz Mulkurti.
Menjëherë pas kësaj seance, Gjykata e Krimeve të Rënda e konsideroi gjestin e Dajtit si shantazh dhe vazhdë të veprimeve kërcënuese që siç i konsideroi gjykata çdo ditë po ndodh diçka e tillë.
Ndërkohë, ndërsa Policia e Tiranës nuk lejoi askënd që të hynte në Gjykatë, rutina e kontrolleve me qen antieksploziv ka vijuar jo vetëm në mjediset e jashtme të Gjykatës së Krimeve të rënda, por edhe brenda saj.
Top Channel