Financimi i partive politike është një proces thuajse tërësisht i mbyllur dhe si rezultat i kësaj vlerësohet me shumë probleme, pasi sistemi financiar nuk përmbush standardet ndërkombëtare dhe lë hapësirë për keqpërdorime, sidomos për ato parti të cilat vijnë në pushtet.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur vlerësojnë se, nëse një biznes paguan me kapacitet privat një aktivitet të një partie, përbën një vepër tërësisht të ndaluar dhe për këtë kërkohet ndërhyrja e Prokurorisë së Shtetit.

Donacioni që mund t’i bëhet një partie është i lejuar deri në 10 mijë euro brenda një viti. Ndërkohë, subjektet politike nuk janë të disiplinuara sa i përket pagesës së tatimeve në të ardhura personale për stafin e tyre, por gjithashtu edhe detyrimeve të tjera që rrjedhin nga ligji për TVSH-në.

“Kjo jotransparencë e madhe sa i përket financimit të partive politike është në fakt burimi për korrupsionin që mund të ndodhë që këto parti pas 8 qershorit marrin qeverinë dhe eventualisht shpërblejnë me tendera publik ata që i kanë financuar këto parti në këtë proces zgjedhor”, ka deklaruar Fisnik Korenica nga GSJP.

Jo çdo biznes mund të japë donacione për aktivitetet e partive politike dhe raporti i KQZ duhet të vendosë një listë të atyre bizneseve që mund të dhurojnë dhe atyre që nuk mund të dhurojnë para.

“Ky sistem në Kosovë mungon dhe kjo gjë duhet të përmirësohet meqë në Kosovë KQZ duhet të vendosë një listë të atyre që lejohen të bëhen donatorë të partive politike dhe një listë të atyre që janë të ndaluar për të dhënë donacione. Dhe kjo natyrisht duhet bërë në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias. Problemi më i madh në sistemin tonë të financimit të partive politike është sepse është fakti që mungon mekanizmi që duhet t’i zbulonte donacionet të cilat janë të paraportuara”, nënvizon Korenica.

Ai tregon se, GSJP ka kërkuar nga kryetarët e çdo subjekti politik që çdo tri ditë partia e tyre të bëjë publike çdo shpenzim që ndërmerr gjatë aktiviteteve dhe të paralajmërojë çdo aktivitet politik. Sipas tij, deri më sot, asnjë subjekt nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA