
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi Aleancën Kombëtare kundër Trafikut të Drogës, ku të pranishëm ishin përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe opozitës.
Në fjalën e tij, Basha nënvizoi se nuk duhet lejuar narko-trafiku si sistem: “Duhet të pengojmë këtë kërcënim të madh për vendin.”
“Aleanca Kombëtare Kundër Trafikut të Drogës është zgjeruar. Situata në Shqipëri me drogën është alarmante dhe Rama është përgjegjësi kryesor i kësaj gjendjeje. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, sasia që nuk kapet është shumë më e madhe se ajo që kapet”, u shpreh Basha.
“Duhet një aksion i gjerë politik dhe shoqëror. Duhet zgjeruar kjo aleancë dhe të përgatiten reagimet, qëndrimet dhe protestat e reja. Asnjë vend nuk është zhvilluar nga trafiku i drogës. Paratë e pista të drogës janë armiku më i madh i formimit të rinisë. Janë agresioni më i madh ndaj vetë modelit të jetës dhe të punës së ndershme”, shtoi Basha.
Top Channel