Dritan Dajti tenton të godasë policin

02/06/2014 00:00

Dritan Dajti ka shkaktuar një tjetër incident në qelinë e burgut 313, ku u transferua pak ditë më parë.

Pasi tentoi të digjte qelinë pak ditë më parë, Dajti ka tentuar të qëllojë një polic të burgut i cili kishte shkuar për të ushtruar kontroll në qelinë e tij, ku dhe janë gjetur sende të ndaluara.

Ka qenë ndërhyrja e gardianëve të cilët kanë bërë të mundur që konflikti mes Dajtit dhe zyrtarit të burgut të mos shkonte më tej.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër oficerëve, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, të cilët morën pjesë në aksion për arrestimin e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta