Pas një analize të bërë nga Institutit slloven, IFIMES mbi zgjedhjet e parakohshme të 8 Qershorit në Kosovë kanë dalë në përfundimin se bashkësia ndërkombëtare kërkon të mënjanojë udhëheqësit e luftës.

Por menjëherë pas publikimit të rezultateve të kësaj analizë ka reaguar Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer, i cili e ka hedhur poshtë këtë analizë.

“Gjermania është neutrale për sa i përket fituesit të zgjedhjeve në Kosovë. Ne kërkomë që këto zgjedhje të jenë demokratike dhe të ndershme”, ka thënë Ambasadori Blomeyer.

Në këto zgjedhje do të garojnë 31 subjekte. Zgjedhjet e 8 Qershorit do të vëzhgohen nga qindra vëzhgues të huaj, ndërsa për të ruajtur procesin zgjedhor, edhe Prokuroria e Shtetit ka angazhuar shumë prokurorë, që të jenë aktivë në ditën e zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA