Humb jetën turisti çek, bie në greminë
01/06/2014 00:00
Një turist çek humbi jetën pasi ra në një greminë në fshatin Ndërlysaj të Dukagjinit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, pasi turisti po shkonte për të parë Syrin e Kaltër, një zonë turistike në Komunën Shalë.
44 vjeçari, David Pola shoqërohej edhe nga dy persona të tjerë. Aksidenti ndodhi në një rrugë të ngushtë, ku ai rrëshqiti, duke rënë nga një lartësi prej 100 metrash.
Trupi i pajetë u transportua me helikopter në morgun e spitalit të Shkodrës. Kjo nuk është hera e parë që turistë çekë aksidentohen në veri të Shqipërisë, ndërsa disa vite më parë dy të rinj u zhdukën pa lënë gjurmë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Top Channel