Alternativa që Lidhja Demokratike e Kosovës  po ofron në këtë fushatë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë është përqendruar te rritja ekonomike, e cila do të gjenerojë 25 mijë vende të reja pune në vit, kryesisht në bujqësi.

“Ne llogarisim që mund të arrimë një rritje ekonomike vjetore 7 apo 8 për qind në 4 vjeçarin e parë dhe kjo rritje vjetore do të shoqërohej edhe me një rritje të punësimit. Ne do të punësojmë rreth 25 mijë qytetarë gjatë një viti”, tha Mustafa.

Por në një garë ku ka hyrë pa koalicion, kreu i forcës më të madhe opozitare, Isa Mustafa shprehet se partia e tij po sulmohet po aq sa PDK e ndoshta më shumë.

“Në Kosovë është e vështirë krijimi i një opozite të bashkuar sepse ka një shpërndarje të madhe të subjekteve politike. LDK-ja është e sulmuar nga subjekte të tjera të opozitës po qa sa edhe PDK-ja. Unë mendoj se do të sqarohen edhe pozicionet e shumë subjekteve politike” shtoi kreu i LDK-së.

Mustafa shprehet se nuk ka vija të kuqe për ndonjë forcë tjetër përveç PDK-së kur vjen puna te koalicioni qeveritar, por se një i tillë duhet të bazohet te koncepti ekonomik i LDK-së si parti e qendrës së djathtë.

 “Nëse bëjmë një koalicion me Partinë Demokratike nuk shoh asnjë arsye se ne do të bëjmë ndryshime rrënjësore sepse është një vazhdimësi e një qeverisje, të cilën e konsiderojmë të keqe ku ka pasur krim të organizuar. Ne jemi të hapur për koalicion me të gjitha subjektet e tjera, por kjo varet nëse do të gjejmë gjuhën e përbashkët”.

Për sa i përket veriut, edhe Isa Mustafa e ka shpresën te dialogu,  por për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo do të jetë një zgjidhje që kërkon kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA