
Princi i Monakos, Alberti i Dytë, dhe princesha afrikano-jugore, Charlene, janë në pritje të fëmijës së parë, që do të vijë në jetë përpara fundit të vitit.
Në në një deklaratë të shkurtër, çifti, që u martua në Korrik të vitit 2011, shprehu kënaqësinë më të madhe për lajmin.
Fëmija i ardhshëm – siç shkruajnë mediat – do të zëvëndësojë në fron Princeshën Caroline, motrën e madhe të Princit Albert. Princi ka dy fëmijë nga dy lidhjet e mëparshme, vajzën 22-vjeçare Jazmin, dhe djalin 10-vjeçar, Alexandre.
Monako, që zë një sipërfaqe prej 2 km katrorë, është shteti më i vogël i pavarur, pas Vatikanit.
Alberti i Dytë është djali i Princit Rainier i Tretë dhe të shoqes së tij, Grace Kelly, e cila humbi jetën pas një aksidenti me makinë në vitin 1982, ndërsa princi Rainieri ndërroi jetë në vitin 2005.
Princi u takua me Çarlin Uitstok, pas garës së saj të notit në vitin 2000. Ajo përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojrat Olimpike të Sidneit të vitit 2000. Ata u shfaqën publikisht bashkë në vitin 2006, në Lojrat Olimpike Dimërore në Torino të Italisë.
Top Channel