Dy subjektet më të mëdha politike, PDK dhe LDK kanë shpalosur të premten programet e tyre para qytetarëve të Kamenicës. Teksa kreu i PDK-së Hashim Thaçi, nga ambientet e jashtme të pallatit të kulturës u ka bërë thirrje qytetarëve që mos ta votojnë Isa Mustafën, ky i fundit nga salla e brendshme kërkoi që të ndëshkohet qeverisja e deritanishme.

“E di se këtu do të vinë të ju kwrkoi vota ata që shkuan në FMN e u ankuan për rritjen e pagave, ata që u ankuan për vendimet në të mirë të punëtorëve kosovarë. Ju do tu thoni shkoni në shtëpi me duar në xhepa”, tha Thaçi

Thaçi tha se Misioni i Ri i PDK-së do të korrë fitore më 8 qershor dhe do të fitojë mbi 40 vende në Parlament.Nga ana tjetër, lideri i LDK-së Isa Mustafa i ka ftuar qytetarët e Kamenicës dhe Anamoravës që mos të votojnë PDK-në pasi sipas tij qeverisja e deritashme nuk investoi në asnjë projekt në këtë pjesë të vendit.

 “Në këtë pjesë të vendit nuk është investuar as në infrastrukturë, as në bujqësi dhe në asnjë sferë tjetër. Andaj ata që nuk investuan në Anamoravë, duhet të shkojnë në opozitë”, tha Mustafa.

Meqenëse në Kamenicë jetojnë edhe qytetarë të komuniteteve pakicë, Mustafa tha se kërkojnë edhe votat e tyre për të siguruar shumicën e nevojshme për të fituar zgjedhjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA