
Mijëra studentë në Francë dolën në protesta kundër partisë së ekstremit të djathtë, Frontit Kombëtar, pas suksesit të saj në zgjedhjet europiane.
Rreth 4 mijë studentë protestuan në Paris, ndërsa marshime më të vogla u zhvilluan në Toulouse, Bordeaux, Nantes, gjithashtu protesta pati edhe jashtë Parlamentit Europian në Strasburg.
Fronti Kombëtar doli e para në zgjedhjet e javës së kaluar, duke fituar 25% të votave dhe 24 vende në Parlamentin Europian. Partia, me lidere Marine Le Pen, është kundër emigracionit masiv, tregtisë së lirë dhe euros.
Në Paris, studentët lëshuan parulla kundër krahut të djathë. Një protestues ka thënë për ‘Associated Press’ se retorika kundër BE-së, një fjalim i urrejtjes, duke i hedhur poshtë të tjerët.
Megjithatë raportohet se pjesëmarrja në protesta ishte më e vogël në krahasim në protestat e mëparshme kundër Frontit Kombëtar
Pas fitores së partisë së saj Le Pen deklaroi se do të ushtroi presion mbi Presidentin francez Francois Hollande për të luftuar ‘masat e çmenduara të tilla si votat për emigrantët’.
Top Channel