Durrës, shkatërrohet pallati pa leje

29/05/2014 00:00

Një pallat i bllokuar disa ditë më parë për mungesë dokumentacioni dhe leje është minuar nga INUK. Plot 150 kilogramë C4 u vendosën në ndërtesën 9-kateshe që ndodhej në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës.

Policia mbështeti aksionin e inspektoriatit. Për një orë ajo bllokoi rrugën nacionale dhe pas evakuimit të zonës nga gjithë banorët u krye shpërthimi i telekomanduar.

Vala e shpërthimit ishte shumë e fortë sa dëmtoi edhe ndërtimë e automjete që ndodheshin deri në 150 metra larg. Shumë njësi tregtare u dëmtuan seriozisht.

“Kishim frikë se mos na shembej shtëpia. Xhamat u thyen, nuk e di se kush do t’i paguajë këto dëme”, u shpreh një banor.

“Kisha lënë makinën këtu dhe kur u ktheva e gjeta xhamin të thyer. Nuk e di se si do të zgjidhet kjo punë”, protestoi një tjetër.

Pas denoncimit të INUK për ndërtimin e kryer në tokë shtetërore u arrestua kreu i Inspektoriatit Ndërtimor në komunën Rroshbull, Fiqiri Dema, ndërsa u shpall në kërkim personi që po bënte ndërtimin pa leje, biznesmeni Enver Shala.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta