Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Rreth 200 kg kanabis sativa është sekuestruar në një kamion në portin detar të Durrësit. Droga u gjet nga policia kufitare pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kamion u konstatua se droga ishte fshehur në gomat aktive të kamionit me targa “AA 419 IX”, që po kryente proçedurat për t’u imbarkuar në një nga tragetet e linjës Bari-Durrës.
Në gomën e parë të kamionit u gjet një sasi prej 24 kg kanabis e ndarë në pako. Kamioni u dërgua në një nga gomisteritë e Shkozetit, ku dhe u krye procesi i heqjes së gomave të mbushura me mallin e ndaluar.
Burime policore bënë të ditur se ndaluan drejtuesin e kamionit, shtetasin Ermal Hasani, ndërsa po hetohet për të zbardhur identitetin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik, si dhe prejardhjen e destinacionin konkret të lëndës narkotike në shtetin fqinj.
Top Channel