Durrës, i sëmuri tenton të vetëdigjet
29/05/2014 00:00
Një person ka tentuar të vetëdigjet në qendër të qytetit të Durresit.
Pasi ka spërkatur veten me një shishe benzine, shtetasi Hajri Robi i ka vënë zjarrin vetes, por menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët e rastit që e kanë ndihmuar, duke shuar flakën dhe prerë veshjet e djegura.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 4 të pasdites së të enjtes. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, si dhe autoambulanca që e ka dërguar të dëmtuarin në spital.
Paraprakisht burime policore kanë bërë të ditur se 64-vjeçari njihet në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar si person me probleme të shëndetit mendor.
Top Channel