Ishte fshehur në një shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat Procesi i disinsektimit për zonat bregdetare ka mbërritur në parkun e Divjakës. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se aksioni do të përdorë vetëm agjentë biologjikë, duke dhënë garanci për mbrojtjen e mjedisit.
“Ne jemi përpjekur që të japim garancitë maksimale. Nuk dëmtojmë mjedisin, bashkëjetesën e botës bimore e shtazore, por kontrollojmë këtë insekt, i cili në radhë të parë, në mënyrë masive sjell bezdi te qytetarët, te pushuesit, për turizmin dhe për sipërmarrjet. Por, të vetëdijshëm se, ne jemi në radhë të parë përgjegjës për shëndetin publik, sjell herë pas here edhe pasoja te shëndeti publik”, tha ministri Beqaj.
Deputeti i zonës, Erion Braçe, është shprehur optimist, duke theksuar se ky proces ndikon jo vetëm në rritjen e turizmit, por edhe në përmirësimin e shëndetit.
“Ky proces do të na ndihmojë edhe më shumë, jo vetëm banorët e zonës, kushtet e tyre të shëndetit, por do të ndihmojë gjithashtu edhe pjesën tjetër, që ne e kemi prioritare, që është turizmi”, deklaroi deputeti Braçe.
Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka theksuar se procesi i disinsektimit do të jetë një ogur i mirë jo vetëm për turizmin, por edhe për bizneset e zonës.
“Padyshim që kjo spërkatje do të japë një impakt shumë të rëndësishëm biznesit të turizmit në zonën e Divjakës, edhe për shkak se është një insekt, që është shqetësues në sezonin turistik”, tha kryebashkiaku Kokoneshi.
Në zonën e Divjakës ka një zonë të madhe lagunore dhe plazhesh, të cilat shërbejnë si vendi më i mirë për rritjen e larvave të mushkonjave. Ky aksion vjen pas provës së parë në Butrint, teksa teknikat që do të përdoren kryhen në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik.
Top Channel