
Edhe pse nuk është arritur kuorumi i nevojshëm, kryetari i komisionit të medias Genc Pollo ka vijuar mbledhjen duke ftuar gazetarin e “Rilindjes Demokratike”, Telnis Skuqi të sjellë dëshminë e tij lidhur me trafikun e drogës.
Deputetët e mazhorancës e kanë bojkutuar këtë seancë, në një kohë që nënkryetari i komisionit Alfred Peza ka kërkuar pezullimin e mbledhjes, pasi nuk arrihej numri i deputetëve për zhvillimin e mbledhjes.
Zoti Pollo ka vijuar mbledhjen duke dëgjuar dëshminë e gazetarit Skuqi, i cili tha se lidhur me shkrimin investigativ mbi trafikun e drogës përmes infrastrukturës ushtarake nuk është thirrur nga prokuroria.
Gazetari i “RD” tha gjithashtu se është kërcënuar dy herë me jetë, fillimisht përmes një SMS-je dhe më pas duke i vënë një kokë dhie të prerë në banesën e tij në Gjirokastër.
Top Channel