“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Për të shtatin vit rradhazi Korça do të ndizet nga Festivali i Karnavaleve, larmia e ngjyrave dhe ritmet e muzikës.
Siç është bërë traditë, Korça, e cila është pagëzuar me emrin ‘qyteti i festave’, edhe këtë sezon turistik do ta nisë me një prej festivaleve të njohur të saj, i cili lidhet ngushtë me një traditë të hershme.
Përgatitjet kanë nisur për të sjellë 30 grupe të ndryshme karnavalesh, butafori dhe kolorit. Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve këtë vit do të ketë edhe pjesëmarrjen e grupeve nga vendet e Ballkanit.
“Këtë radhë do ketë risi të tjera. Veç grupeve të huaja që do të vijnë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, etj, do të jenë edhe grupet nga qytetet tona si Kavaja dhe Shkodra. Do të jetë një paradë e shkëlqyer për qytetin tonë, që do të jetë i gjithi në festë. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë festival të vijnë të regjistrohen”, deklaron organizatori Vasillaq Niko.
Festivali i Karnavaleve në Korçë pasohet nga një kalendar festash që gjallërojnë verën në këtë qytet.
Top Channel