“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Një grua me peshë 120 kilogramë i ka rënë përsipër një krokodili, gjatë një udhëtimi me minibus në veri të qytetit të Murmanskut, në Rusi. Gruaja nuk ishte lidhur me rripat e sigurimit dhe fillimisht ka përfunduar jashtë mjetit më pas sipër zvarranikut, i cili ka pësuar një shok dhe është dashur që ta dërgojnë në një klinikë veterinare.
Kafsha e gjatë 2 metra ka qenë duke pushuar në momentin që sipër tij ka rënë gruaja 120 kilogramë. Minibusi ishte i hapur, nga ata që trasportojnë turistë, dhe në të po udhëtonin një grup artistësh të cirkut, që do jepnin një shfaqje në veri të Rusisë. Në momentin që shoferi po përpiqej të shmangte një gropë, gruaja, e cila nuk kishte vënë rripin e sigurimit, ka përfunduar jashtë.
Pasi gruaja ka rënë mbi të, kafsha ka mbetur e traumatizuar dhe ka filluar të vjellë e nuk ka pushuar për orë të tëra, deri sa ka marrë një kurë nga veterineri. Më vonë u pa që krokodili nuk kishte dëmtime të brendshme, por vetëm ishte trembur.
Top Channel