Përdorimi i celularit në timon është i rrezikshëm, për të mos folur për rrezikshmërinë që paraqet kur me të regjistrohet një video “selfie”.

Pamjet e dy vajzave iraniane që nën tingujt e kasetafonit të automjetit të tyre filmojnë veten duke kënduar po pushtojnë internetin…dhe jo për ndonjë talent të tyre.

Filmimi që zgjat pak sekonda nis me dy vajzat që këndojnë, në një moment drejtuesja heq duart nga timoni dhe bashkë me to edhe shikimin nga rruga. Vetëm pak pas kësaj dëgjohet zhurma e përplasjes dhe para kameras shfaqet airbag-u i automjetit.

Dy vajzat u shoqëruan në spital, fatmirësisht pa dëmtime serioze. Pavarësisht aksidentit, ato dëshironin që të ndanin me të tjerët videon e tyre dhe e postuan atë menjëherë në Youtube.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta