
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, pas përfundimit të vizitës në Mbretërinë e Hollandës, ka vijuar axhendën e takimeve zyrtare në Francë, ku është pritur nga homologia e tij franceze Christiane Taubira.
Gjatë bisedës me homologen franceze, ministri Naço e konsideroi partneritetin dhe asistencën franceze të një rëndësie të veçantë.
Zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes reciprok, përfshirë dhe asistencën në ndihmën e ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe civile ka qenë një tjetër temë e diskutuar gjatë këtij takimi.
Ministri Naço ripërsëriti edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi vullnetin për ta çuar drejtësinë në standardet më të larta përmes reformave të cilat i cilësoi edhe njëhërë si reformat që do të flasin të njëjtën gjuhë me Brukselin.
Gjatë takimeve të nivelit të lartë, Ministri Naço është pritur edhe nga z. Jean-Marc Sauvé, zv/ president i Këshillit të Shtetit.
Në këtë kuadër, Ministri Naço e ka mirëpritur çdo mundësi bashkëpunimi apo asistence nga ana e ekspertëve francezë, mbi çështjet e administratës publike, avokaturën e shtetit si dhe gjykatën administrative.
Top Channel