
Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, i bëri thirrje me ironi qytetarëve shqiptarë që të dalin të premten në protestën e organizuar nga Partia Demokratike duke thënë që të bashkohen me ata “që trafiqet dhe kontrabandën e kthyen në një industri që zhvillohej me bekimin e tyre”.
“Qytetarë, dilni të protestoni kundër FMN-së dhe BB-së që po mbështesin qeverinë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Dilni në krah të atyre që gënjyen për legalizimet falas dhe që tani janë në ankth se qeveria po e mban premtimin. Dilni me ata që trafiqet dhe kontrabandën e kthyen në një industri që zhvillohej me bekimin e tyre. Dilni me ata që janë në ankth për luftën që qeveria i ka shpallur monopoleve nga të cilat ish-pushtetarët përfituan aq shumë. Dilni në krah të atyre që morën jetën e 26 shqiptarëve në Gërdec dhe që vranë qytetarë të pafajshëm në 21 Janar”, tha Felaj.
Deputetja e PS-së e mbylli deklaratën e saj për mediat duke thënë se “për opozitën ka ngelur vetëm balta dhe shpifja, ndërsa për qeverinë “lufta kundër trafiqeve dhe korrupsionit”.
Top Channel