PD denoncon sërish emërimet
20/05/2014 00:00
Partia Demokratike ka denoncuar të martën një tjetër emërim kriminal, që sipas saj ka bërë qeveria Rama-Meta në radhët e administratës.
Në një deklaratë për mediat, PD ka denoncuar një rast në institucionin e tatimeve të Sarandës, ku sipas saj është emëruar një person me preçedentë penalë.
“I akuzuari për vjedhje është emëruar në krye të Tatimeve të Sarandës. Kjo është meritokracia e Edi Ramës. Ky është kodi i tij etik”, deklaroi shkurt deputetja e PD.
Top Channel