Durrës, arrest me burg kapitenit të “Era 1”

20/05/2014 00:00

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për kapitenin ukrainas të anijes “Era 1” të ndaluar të shtunën me 47 ton cigare kontrabandë.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e martë për përcaktimin e masës së sigurisë, pala mbrojtëse e kapitenit ukrainas të anijes, 62-vjeçarit Volodomir Demakov kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.

Në deklaratën e tij, vetë i dyshuari për kontrabandë pretendonte se kishte gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të transportimin e cigareve, që kapin një vlerë prej rreth 10 milion dollarësh në treg.

Nga ana e saj, pala e akuzës kërkoi arrest me burg nën akuzën e kontrabandës me mallra të akcizës.

Anija “Era 1” me flamur të Tanzanisë dhe ekuipazh ukrainas u ndalua ditën e shtunë nga roja bregdetare shqiptare pas largimit të saj pa njoftuar nga Porti i Vlorës, ku ishte ankoruar ditën e premte për shkak të motit të keq në det.

Më vonë u mësua se bëhej fjalë për kontrabandë cigaresh. Anija është nisura nga Qipro dhe destinacion ishte Mali i Zi, i përfshirë në shumë raporte të Bashkimit Europian për trafik dhe kontrabandë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta