Lista e kandidatëve për deputetë të PDK-së, që është dorëzuar në KQZ, kryesohet nga lideri i kësaj partie Hashim Thaçi, i pasuar nga zëvendësi i tij Kadri Veseli.

Në dhjetëshen e parë të PDK-së, Hashim Thaçi u ka dhënë hapësirë kryetarëve të Partisë së Drejtësisë dhe atij nga Lëvizja për Bashkim që i janë bashkuar listës së PDK-së në ditën e fundit.

Nënkryetarja e sapoemëruar e PDK-së, ish-kryeredaktorja Margarita Kadiu ka arritur të jetë e nënta në këtë listë, ndërsa ministra dhe deputetë të deritashëm janë shpërndarë nëpër listë edhe mbi numrin 50 të saj.

Në listën e PDK-së edhe këtë radhë ndodhen emrat e ish-udhëheqësve të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci ka thënë për Top Channel përmes telefonit se radhitja e kandidatëve për deputetë të PDK-së ende nuk është finale.

Stavileci ka thënë se konform rregullave të KQZ-së, mund të ndodhë që brenda 24 orëve të ardhshme lista të pësojë ndryshime në renditje.

Partia Demokratike e Kosovës garon në zgjedhjet e 8 qershorit në koalicion me katër subjekte tjera politike më të vogla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA