Dy partitë më të mëdha kosovare, PDK dhe LDK, kanë vazhduar aktivitetet e tyre të parafushatës, edhe në ditën e fundit të hartimit të listave të kandidatëve për deputetë.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë – në cilësinë e kryeministrit – në përurimin e një birrarie të re, si dhe ka vizituar një fabrikë të mobiljeve me 130 punëtorë.

Gjatë qendrimit në këto kompani private, Thaçi ka folur para punonjësve të tyre për mundësinë e aplikimit të tyre në Fondin për Punësim.

Gjatë ditës, PDK ka njoftuar se ekipit të tyre i është bashkuar biznesmeni Dardan Novosella.

Nga ana e tij, lideri i LDK-së Isa Mustafa, gjatë gjithë ditës, ka takuar krerët e degëve të partisë që drejton, për të siguruar harmoninë e tyre me listën e hartuar.

Listën finale, të kandidatëve për deputetë të LDK-së, e miraton së pari Kryesia, pastaj ajo votohet edhe nga Këshilli i Përgjithshëm, para se të dorëzohet për çertifikim në KQZ, para orës 24:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA