Publikimi i listës me nxënësit e pranuar në një shkollë private, në Prishtinë, ka shqetësuar disa prindër, pasi në atë listë është edhe emri i nxënëses Duda Miftari, nga Mitrovica, e cila muaj më parë ishte protagoniste e një videoje shokuese, ku shihet duke ushtruar dhunë ndaj një moshatareje të saj.

Drejtoria e shkollës, ku është pranuar nxënësja, sqaroi për Top Channel se nuk ishin në dijeni se bëhej fjalë për të njëjtën nxënëse, dhe se menjëherë ajo do të hiqet nga lista e nxënësve të pranuar.

Në anën tjetër, Drejtoria Arsimore në Mitrovicë sqaroi se Duda Miftari ka të drejtë shkollimi në të gjitha shkollat publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA