Strasburgu, 90 mln euro Turqisë për Qipron

12/05/2014 00:00

Turqia duhet të paguajë 90 milionë euro gjobë, për dëmet e shkaktuara si pasojë e invazionit të saj në 1974 në Qipro, sipas një vendimi të marrë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Ky vendim rezulton të jetë gjoba më e madhe e dhënë ndonjëherë prej kësaj gjykate. Gjykata e Strasburgut tha se shpërblimi është si kompensim i humbjeve të shkaktuara gjatë invazionit dhe ndarjen e vendit që u pasua pas tij.

Qipro është ndarë që prej vitit 1974, kur Turqia pushtoi veriun si kundërpërgjigje ndaj një grusht-shteti ushtarak në ishull, të mbështetur nga qeveria e Greqisë. Që prej atëherë, veriu (1/3-a) është banuar kryesisht prej qipriotëve turq, ndërsa jugu (2/3-at) nga qipriotët grekë.

Turqia ka ende rreth 30 mijë trupa të stacionuara në ishull, teksa është i vetmi shtet që njeh Qipron veriore si një entitet më vete, të pavarur.

Forcat paqeruajtëse të OKB-së përllogaritën se rreth 165 mijë greko-qipriotë u larguan apo u dëbuan nga veriu, ndërsa rreth 45 mijë turko-qipriotë u zhvendosën nga jugu, edhe pse palët ndërluftuese thonë se shifrat janë edhe më të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB