
Nacionalisti hindu, Narendra Modi, pritet të emërohet kryeministër i ardhshëm i Indisë, pas rezultateve të 4 prej sondazheve më madhore për zgjedhjet, të bëra të ditura të hënën, teksa partia e tij opozitare dhe aleatët e saj do të përbëjnë shumicën parlamentare në zgjedhjet më të mëdha të botës, siç cilësohen ato të Indisë, për shkak të kohëzgjatjes së tyre.
Modi, lider i partisë Bharatiya Janata (BJP), elektrizoi një garë të gjatë, që përfundoi të hënën, me një fushatë mediatike që varet në angazhimet për t’i dhënë një ngritje ekonomisë indiane dhe për të krijuar vende pune.
E megjithatë, gjithçka do të varet nga numri i vendeve në Parlament që do të fitohen nga Modi, për të formuar një qeveri të qendrueshme, e cila do të ecë më tej me implementimin e reformave të premtuara.
Zgjedhjet indiane janë tejet të vështira për t’u thirrur, ndërsa sondazhet e mbajtura para dhe pas procesit të votimit kanë të dhëna të pjesshme tepër të besueshme. Rezultatet e votimit pritet të bëhet të ditura ditën e premte.
Një fitore e Modi-t do të ishte një goditje e rëndë për aktivistët, të cilët kanë theksuar prej kohësh se ai është një supremacist autokratik hindu, përgjegjës për shpërthimin e grindjeve fetare në shtetin e vendlindjes së tij, Gujarat, në vitin 2002, nga ku më shumë se 1000 persona vdiqën, shumica e të cilëve muslimanë.
Modi, i cili u rrit nga një familje e shtresës së ulët, si i biri i një shitësi çaji, është lënë mënjanë prej vitesh nga kombet Perëndimore, pas gjakderdhjes në Gujarat, ku ai ka qenë ministër i rajonit që prej 2001-shit.
Gjithsesi, ngritja e tij në skenën kombëtare detyroi një ndryshim mendimi mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, ambasadorët e të cilëve janë takuar me të për të përmirësuar marrëdhëniet.
Modi mohon akuzat kundër tij, teksa një hetim i Gjykatës Supreme nuk gjeti prova për ta dënuar atë.
Një mazhorancë prej 272 vendesh në Parlament janë të nevojshme për formimin e një qeverie, por përgjithësisht është dashur ndihma e partive të tjera rajonale për të mundësuar qeverisjen e vendit. Procesi i zgjedhjeve në Indi zgjat thuajse 5 javë, në mënyrë që të shkohet në çdo rajon të vendin për t’u mundësuar 815 mln banorëve të votojnë, si dhe për të transferuar forcat e sigurisë në zona të ndryshme. Ai përfundoi më 14:30 të mesditës së të hënës.
Top Channel