Virusi ‘MERS’ në Arabinë Saudite

11/05/2014 00:00

Arabia Saudite u kërkoi qytetarëve të mbajnë maska dhe doreza kur u afrohen gamileve për të shmangur përhapjen e virusit “MERS”.

Ministria e Bujqësisë paralajmëroi njerëzit të mos i afrohen kafshës së transportit, vetëm në ato raste kur paraqitet e nevojshme dhe në këtë rast të lajnë duart.

Arabia Saudite është deri tani vendi më i prekur qëkur u zbulua virusi, i cili deri tani ka shkaktuar 133 viktima. Raste të prekurish me këtë virus janë raportuar edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, në Europë  dhe SHBA, e cila ka konfirmuar rastin e parë muajin e kaluar.

Në Arabinë Saudite numërohen 500 të prekur. “MERS”, sindroma respiratore është përhapur edhe në vende të tjerë të Lindjes së Mesme. Koronavirus i përket familjes së viruseve ku përfshihet gripi dhe “Sarsi”, shkakton pneumoni dhe probleme të rënda të veshkave. Kundër tij nuk ka vaksinë ose trajtim anti-virale.

Gati një e treta e 483 personave të diagnostikuar me “MERS” në Arabinë Saudite kanë vdekur.

Top Channel