Shkodër, vrasje me armë zjarri

11/05/2014 00:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, në fshatin Zus të Shkodrës, ku, pas një grindjeje të çastit në një lokal, janë qëlluar me armë zjarri dy persona.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur shtetasi Indrit Hylli, 25 vjeç, ndërkohë që është plagosur shtetasi tjetër Jetmir Molla.

Sipas raportimeve, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij.

Sarandë, plagoset me thikë truproja e diskos

Në një tjetër ngjarje, këtë herë në skajin jugor të Shqipërisë, Sarandë, është regjistruar një përleshje me thika në një disko verore të qytetit bregdetar.

Si pasojë e grindjes është plagosur rëndë një 24-vjeçar, i identifikuar si Mariglen Zika, i cili raportohet të jetë qëlluar 3 herë me thikë.

I plagosuri 24-vjeçar mësohet se punonte si truprojë në diskon verore në Sarandë, qytet i cili sapo ka çelur edhe sezonin turistik veror.

Burime të policisë bëjnë me dije se kanë identifikuar edhe autorin e plagosjes dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Top Channel