Rrëmbimi i vajzave nigeriane

11/05/2014 00:00

Kryeministri britanik, David Cameron premtoi se “vendi i tij do të bëjë gjithçka të mundur për të gjetur mbi 200 vajzat nigeriane që u rrëmbyen në një shkollë të Chibok në Nigeri, më 14 Prill.

Grupi islamik “Boko Haram”, i shpallur terrorist nga SHBA-ja me 1913-ën ka marrë përsipër autorësinë. Gjatë emisionit “Andreë Marr Show” të BBC-së David Cameron është një prej personaliteteve që i bashkohet fushatës në mediat sociale, pas Zonjës së Pare të Shteteve të Bashkuara, Mishel Obames.

Gjatë programit, gazetarja e njohur e CNN-it Christiane Amanpour e pyeti nëse do t’i bashkohet fushatës.

“Me kënaqësi- u përgjigj ai”. Me pas shkruajti në “Twitter”: “Krenar që mbështeta. Na ktheni vajzat tona. Ai i tha programit “BBC One” se “zor se Nigeria do të kërkojë ndihmën e trupave britanike, por shtoi: “I kam thënë presidentit Xhonatan se me çfarë mund të ndihmojmë dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

Cameron foli gjithashtu edhe për rëndësinë për t’i bërë ballë ekstremizmit në të gjithë botën.

“Nuk është vetëm një problem në Nigeri- tha ai. Ne e kemi parë këtë ekstremizëm islamik, në Pakistan, kemi parë probleme në pjesë të tjera të Afrikës, apo në Lindjen e Mesme”.

Zonja Obama që foli në vend të të shoqit në fjalimin e përjavshëm te shtunën tha, “Ajo që ndodhi në Nigeri nuk është një incident i izoluar. Është historia që shohim përditë se si vajzat në të gjithë botën, rrezikojnë jetën për të ndjekur qëllimet e tyre”.

Edhe Papa Francesco në profilin e tij në “Twitter” shkruajti, “Le të bashkohemi në lutje për lirimin e menjëhershëm të nxënëseve nigeriane”.

Top Channel