Kinë, bie muri nga reshjet, 18 viktima

11/05/2014 00:00

18 persona kanë mbetur të vdekur pas shëmbjes së murit të një fabrike për shkak të reshjeve të dendura në lindje të Kinës, ditën e diel, teksa të gjithë ishin punonjës të saj dhe në orarin e punës, bën të ditur agjencia e lajmeve Xinhua.

Rreth 40 punëtorë të një kompanie për energjinë e rinovueshme në qytetin piktoresk bregdetar të Qingdao-s, në provincën Shandong, ndodheshin brenda saj, deklaron Xinhua, por pa specifikuar se çfarë prodhonte fabrika në fjalë. 3 prej tyre u dërguan në spital me plagë të rënda.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe e botës, regjistron një rekord të dobët të sigurisë në vendet e punës, teksa fatkeqësitë nëpër minierat e qymyrit janë thuajse një dukuri e zakonshme.

Në Qershor 2013, një zjarr i rënë në një thertore shpendësh (pulash) në provincën veri-lindore të Jilin-it, shkaktoi 120 viktima, ndërsa në Nëntor, një shpërthim në një naftësjellës në Qingdao vrau 62 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB