
Trupat ukrainase me automjete të blinduara çanë barrikadat në qytetin
port të Mariupolit, duke rrethuar një stacion policor të zaptuar nga
separatistët pro-rusë. Sulmi, nga sa rrefejne deshmitare ne vendngjarje,
la te pakten 7 te vrare ndërkohë që pamjet televizive tregonin
komisariatin të shkatërruar nga zjarri.
Episode e reja te dhunes ne qytetin jug-lindor në brigjet e Detit Azov erdhen dy ditë para se votuesit në rajon të vendosin nëse do të shkëputen nga Ukraina dhe të themelojnë Republikën Popullore të Donetskut.
Një referendum i ngjashëm është planifikuar edhe ne Luhansk. Nga ana tjeter perplasjet perkuan njekohesisht me viziten prej triumfatori te Vladimir Putinit ne Krime, e para ndalese e shefit te Kremlinit ne gadishull qe prej aneksimit te tij nga Moska ne muajin mars.
Perpara banoreve te Sevastopolit, qe e priten si hero, presidenti rus deklaroi se 2014-ta do të kujtohet si “viti kur banorët e rajonit u shprehën me vendosmëri se donin të bashkoheshin me Rusinë”.
Perpos vdekjeve, ne Mariupol u shenuan edhe 40 te plagosur. Atmosfera ne qytet mbetet e tensionuar. ‘Nuk do te jetojme me kurre me keta fashiste te ndyre’, tha nje 27-vjecar pro-rus per “The Guardian”. Ukraina si shtet ka marre fund. Po per prestigjozen britanike,Lena, kamariere ne kafenene e quajtur ‘Arbat’, rrefeu sesi ushtaret ukrainas qelluan per vdekje tre burra te paarmatosur. ‘Deri tani nuk isha me asnjeren pale, -thote 50 vjecarja, – por pas kesaj qe pashe sot jam gati te marr nje arme e t`i vras keta njerez’.
Ne fakt, shumica e banoreve te Mariupolit tani nuk kane me dyshime per krahun nga do te anojne. ‘Isha kunder ndarjes,- tregon nje pensioniste.- Une e kam dashur Ukrainen, nje vend qe te behej si Zvicra apo Belgjika, por ata nuk e duan kete, ndaj shpresa jone e vetme tani mbetet Rusia’.
Mariupoli eshte nje prej gati 12 qyteteve ne lindje te ukraines ku grupet pro-ruse perpiqen te ndjekin shembullin e Krimese per ndarja nga Kievi dhe bashkim me Mosken. Forcat separatiste, në rajonet lindore rusisht-folëse të vendit që kanë marrë nën kontroll ndërtesat qeveritare, kanë në plan të organizojnë te dielen refendumin per shpalljen ose jo te pavaresise, edhe pse Vladimir Putini beri dy dite me pare thirrje per shtyrjen e votimit.
Top Channel