
Franca dhe Gjermania kërcënuan Rusinë me sanksione të reja nëse
zgjedhjet presidenciale të Ukrainës nuk mbahen sipas planit në 25 maj.
Shefi i Elizese Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pohuan ne deklaraten e tyre te perbashket se i druhen nje destabilizimi te metejshem te situates ne Ukraine. Dy lideret shtuan gjithashtu se referendumet lokale te se dieles ne lindje te vendit, do te perbenin nje veprim te jashteligjshem.
“Nese nuk do te kete njohje nderkombetare te zgjedhjeve presidenciale ne Ukraine, atehere kjo do te coje ne menyre te pashmangshme drejt nje tjeter pershkallezimi te situates ne vend. Gjermania dhe Franca jane te nje mendje se ne rastin e nje skenari te tille, do te kete pasoja ashtu sic nenvizoi edhe Keshilli Europian ne 6 mars”, është qëndrimi i Merkel dhe Hollande.
Por cilat do te ishin sanksionet e fazes se trete. Eshte folur shume, por pak dihet rreth tyre. Disa eksperte sqarojne se kjo vale e trete masash do te zgjeronte vperimet ndeshkuese duke vene ne shenjester sektorë të ndryshem të ekonomisë ruse. Në një kohë që faza e parë dhe e dytë u perqendruan tek individët dhe asetet e tyre, faza e tretë do të ketë si objektiv korporatat apo produkte të sektorëve specifikë.
Sipas urdhërit të tretë të Barak Obamës të prekura do të jenë shërbimet financiare, energjia, nxjerrja e metaleve, inxhinieria dhe mbrojtja. ne parim, diskutohet per ta bere me te veshtire ose edhe per ta ndaluar kryerjen e transaksioneve tregtare mes Rusisë dhe BE, apo Rusisë dhe Shteteve te Bashkuara. Deklarata e perbashket e presidentit francez dhe kancelares gjermane i bente megjithate thirrje edhe Qeverise ukrainase qe te frenohej nga çdo veprim ushtarak perpara zgjedhjeve, me perjashtimin e rasteve kur mund t’i duhet te veproje ne mbrojtje te individeve apo prones.
Top Channel