Michelle: Të pamundurën për lirimin e vajzave

10/05/2014 00:00

Zonja e Parë e SHBA ka mbështetur bashkëshortin në mesazhin e të shtunës
duke dënuar rrëmbimin e dhjetëra vajzave në Nigeri muajin që shkoi.

“Tek këto nxënëse shikojmë vajzat tona, ëndrrat e tyre dhe e mendojmë ankthin dhe trishtimin e prindërve të tyre. Barack i ka ofruar Nigerisë mbështetjen e SHBA në gjetjen dhe sjelljen në shtëpi të 200 vajzave të rrëmbyera”, tha Michelle.

Zonja e Parë del sërish në skenë pas fotos së postuar në Tëitter, ku me një pankartë në duar shkruante “Na riktheni vajzat tona”.

“Si miliona njerëz në botë, bashkëshorti im dhe unë jemi të indinjuar dhe të pikëlluar për rrëmbimin e 200 vajzave nigeriane nga shkolla. Kjo gjë që ka ndodhur në Nigeri nuk është një rast i izoluar. Është një histori që e shohim çdo ditë ku shumë vajza në botë rrezikojnë jetën për të ndjekur dëshirat dhe ambiciet që kanë. Është historia e Malala Yousafzai, ku një taleban i ka qëlluar në kokë sepse kishte folur për të drejtën e vajzave të komunitetit të saj për tu arsimuar”, tha Michelle Obama.

Michelle tha se fatmirësisht Malala i mbijetoi sulmit dhe se kur e kishte takuar “pashë tek ajo pasionin dhe vendosmërinë që arsimimi i vajzave ishte misioni i saj”.

“Aktualisht rreth 65 milionë vajza në botë nuk shkojnë në shkollë dhe kjo nuk duhet harruar”, shtoi Michelle gjatë mesazhit të saj.

Michelle ka qene nje prej zerave me te fuqishem ne fushaten nderkombetare per lirimin e mbi 200 vajzave te marra nga shkolla ku studionin prej militanteve te grupimit rebele Boko Haram. 53 nxenese arriten te shpetonin nga duart e pengmarresve ne 14 prill, por shume te tjera mbeten te burgosurat e tyre.

Keshilli i Sigurise i Kombeve te Bashkuara ka shprehur dhe ai indinjaten e thelle nga ky veprim e thote se do te diskutoje “marrjen e masave” ndaj Boko Harimit qe Amerika kerkon ta mbertheje me sanksione. Nje ekip i Pentagonit ka mberritur ne Nigeri per te ndihmuar perpjekjet e gjetjes se gjimnazisteve.

Por zyrtarët paralajmërojnë se koha po kalon. Pervec 6 eksperteve nga Komanda Amerikane për Afrikën qe ndodhen tashme në kryeqytetin nigerian, atje do te mberrijne shume shpejt edhe dy specialiste te tjere. “Në çdo situatë me pengje, koha është faktor vendimtar”, u shpreh zedhenesi i Pentagonit John Kirby, dhe nuk ka diskutim që në këtë rast jemi në garë me te. Por pavaresisht ngutjes per gjetjen e minoreneve, Amerika nuk ka ndermend te perdore avionet e telekomanduar ne operacionin e kerkimit, duke ia lene kete detyre ushtrisë nigeriane.

Top Channel