
Të paktën 4 ushtarë kanë mbetur të vdekur në Jemen, pas një beteje të ashpër me rebelët jashtë pallatit presidencial në kryeqytetin Sana.
Shkëmbimi i zjarrit ka nisur në momentin kur disa persona të armatosur në një automjet kanë sulmuar një portë jashtë ndërtesës presidenciale. Një shpërthim ka ndodhur edhe në një objekt tjetër, i cili përdoret nga forcat e sigurisë.
Presidenti Abdrabuh Mansur Hadi nuk ndodhej në ndërtesë gjatë sulmit. Zyrtarët menjëherë kanë fajësuar militantët e Al-Kaedas, por ata nuk kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
Forcat Speciale vendase janë angazhuar në një operacion, me ndihmën edhe të SHBA, gjatë ditëve të fundit ndaj militantëve. Kjo ndërhyrje është cilësuar si më e madhja ndaj terroristëve të Al-Kaedës, të cilët nga ana tjetër kanë rritur ndjeshëm sulmet në shenjë hakmarrje.
Dy ditë më parë ambasadat europiane në vendin afrikan njoftuar se kanë shtuar sigurinë si pasojë e sulmeve gjithnjë e në rritje të Al-Kaedës.
Top Channel