Eurovizion, përplasja Rusi-Ukrainë

10/05/2014 00:00

Rusia dhe Ukraina përgatiten për një tjetër përplasje, këtë herë jo në
arenën gjeopolitike, por në skenën verbuese të Eurovizionit.

Te dy vendet arriten deri ne gjysmëfinale për t’u gjendur perballe njeri-tjetrit ne finalen e madhe ne Kopenhagen te Danimarkes. Rivalitetit te zakonshem artistik, dozat i jane shtuar akoma me shume nga tensionet ne terren, ku aneksimi i Krimese nga Moska ne muajin mars u pasua prej trazirave ne te gjitha rajonet lindore rusisht-folese te Ukraines, te cilat kerkojne te ndjekin shembullin e gadishullit separatist.

Organizatoret e pershkruajne Eurovizionin gjeresisht te vleresuar per kombinimet e vecanta te kostumeve, kenget shpesh te frymezuara nga traditat e vendeve ne konkurrim apo talentet ndonjehere te diskutueshme, si nje event jopolitik, qellimi i te cilit eshte te bashkoje Europen permes kenges.

Realiteti megjithate, eshte ndryshe dhe politika ne plot raste ka ngjyrosur si perfomancat, ashtu edhe menyren e votimit. Ne mase pazakonshmerisht te larte, kjo u deshmua te marten kur ngjitja ne skene e dy konkurrenteve ruse, binjaket 17-vjecare Anastasia dhe Maria Tolmachevy, u vërshëllyen nga publiku gjate performances ne gjysme finale.

“Europianet jane te zemeruar me Rusine per aneksimin e paligjshem te Krimese apo dhe ligjeve te Putinit kunder homoseksualeve, = i tha CNN, ëilliam Lee Adams, nje ekspert i Eurovizionit, –  dhe vërshëllimat, – shton ai,- ishin shprehje e solidaritetit me Ukrainen.

Kengetarja ukrainase Mariya Yaremchuk do te jete e para qe do te performoje ne finalen e konkursit, ndersa dy motrat ruse do te jene te 15-tat nga 26 finalistet qe do te ngjiten ne skene.

Top Channel