
Një polic venezuelian është qëlluar me snajper në kryeqytetin Karakas, pas përleshjeve të policisë me protestuesit. Më shumë se 240 persona janë arrestuar pas përplasjeve të ashpra mes tyre.
Qindra demonstrues pushtuan rrugët e Karakasit, duke vendosur barrikada me gurë përgjatë rrugës kryesore në kryeqytetin e Karakasit. Për shpërndarjen e tyre, policisë iu desh të përdorte gazin lotsjellës.
Presidenti Maduro tha se polici është qëlluar me snajper, duke i quajtur dhe protestuesit vrasës. Protestat antiqeveritare kanë nisur qysh në Shkurt, ku më shumë se 40 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.
Pakënaqësia popullore ndaj qeverisë dhe reformave ka kohë që ka nisur dhe trazirat në qytet janë të herëpashershme.
Top Channel