Meta pret të rinjtë nga Evropa

09/05/2014 00:00

Rreth 150 të rinj dhe të reja nga Europa morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, “Model European Union Albania 2014”, që u zhvillua në sallën e seancës plenare, në kuadër të Javës Europiane në Shqipëri.

Përpara të rinjve nga 28 vende të BE-së, kryeparlamentari Ilir Meta shprehu vendosmërinë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së bashkuar evropiane, duke punuar për ndërtimin e të njëjtave vlera shoqërore dhe standardeve demokratike, të popullit më pro-europian, siç e quajti ai.

Zëvendësambasadori i BE-së, duke folur për mundësitë e marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, vlerësoi reformat e nisura nga qeveria shqiptare dhe theksoi nevojën që duhet demonstruar në pjekurinë politike me anën e dialogut dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Top Channel