Horrori i artistit kinez
09/05/2014 00:00
He Yunchang është një artist që ka shkuar në ekstreme për të realizuar diçka origjinale. Kinezi ka hequr një brinjë nga trupi i tij pa anestezi dhe më pas e ka vënë rreth qafës si varëse.
Ai e bëri vetë operacionin duke bërë një prerje të gjatë nga qafa deri tek kofsha e më pas hoqi brinjën nën vëzhgimin e një mjeku. Të gjithë këtë proces e ka regjistruar me kamera.
Artisti e shpjegon kështu këtë inisiativë të çmendur të tij: “Arti dallohet nga jeta e përditshme vetëm kur ka intensitet. Unë dua të prek njerëzit me artin tim.”
Ai shtoi se me anë të kësaj performance donte të vinte në dukje “tensionin mes individit dhe shtetit” në Kinë.
Top Channel