
Në Ditën e Europës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha i ka dërguar një letër urimi presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.
Bashkimi Europian, shprehet lideri i opozitës, ia doli t’i japë jetë vizionit të etërve themelues për një Europë në paqe, në të cilën popujt dhe kombet e kontinentit të lashtë jetojnë në harmoni, bashkëpunim e solidaritet.
“Me vlerat dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme, Bashkimi Europian ia doli të jetë sot udhërrëfyesi frymëzues për aspiratën dhe projektin më madhor kombëtar të shqiptarëve”, thekson më tej zoti Basha.
Në përfundim, kreu i PD-së shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe solidaritetin e Komisionit Europian ndaj së ardhmes europiane të Shqipërisë e shqiptarëve.
Top Channel