
Një tjetër punëtor ka humbur jetën duke punuar në stadiumet e Brazilit, vendin ku do të zhvillohet Botërori i këtij viti. Muhammad Ali Maciel Afonso vdiq ditën e enjte pasi ra në kontakt me rrymën elektrike duke punuar në Arena Pantanal, në qytetin e Kujabës.
Punëtori 32-vjeçar vdiq duke punuar në nivelin 20 të stadiumit, sipas një komunikate të qeverisë braziliane.
Jerome Valcke, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, tha në Twitter: “I trishtuar nga vdekja e Muhammad Ali Maciel Afonso në stadiumin Pantanal. Ngushëllime familjes dhe kolegëve.”
Tashmë, bilanci i viktimave gjatë punimeve për stadiumet e reja të Botërorit ka shkuar në 8.
Në përgatitjet për Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut, humbën jetën 2 punëtorë gjatë ndërtimit të stadiumeve të reja.
Top Channel