
Trupat e pajetë të 4 anëtarëve të një familjeje janë gjetur pas një zjarri të vendosur qëllimisht në një banesë në Florida të SHBA-ve. Banesa e përfshirë nga flakët ishte në pronësi të ish-tenistit James Blake.
“Ne kemi vërtetuar se zjarri në banesë është vënë qëllimisht, por hetimi i kësaj çështje do të zgjasë për disa ditë”, tha një prej zyrtarëve vendas.
Katër anëtarët e së njëjtës familje, dy të rritur dhe dy adoleshentë janë gjetur në dhoma të ndryshme të banesës.
Tenisti e kishte dhënë ndërtesën me qira dhe është kontaktuar nga policia menjëherë pas kësaj ngjarjeje.
Zjarrfikësit kishin mbërritur menjëherë në vendngjarje pasi ishin njoftuar me një telefonatë për rënien e zjarrit. Pasi kanë shuar flakët zjarrfikësit kanë gjetur trupat e shkrumbuar të katër personave, gjithashtu në banesë është gjetur edhe një armë zjarri.
Top Channel