
Një zyrtar i partisë në pushtet është arrestuar në Michoacan, pasi dyshohet për lidhje me bandat kriminale. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Jezusi Reyna Garcia, anëtar i Partisë Revolucionare të Presidenti Enrique Pena, një vit më parë ishte bërë guvernator i përkohshëm i Michoacan, pas largimit nga detyra, për probleme shëndetësore, të Fausto Vallejo.
Reyna është arrestuar edhe gjatë muajit Prill, por më pas u lirua për t’u hetuar në gjendje të lirë. Autoritetet vendase zbuluan prova bindëse se ai kishte pasur takime me anëtarë të grupeve kriminale, ka bërë të ditur Rodrigo Archundia, kreu i njësisë së Krimit të Organizuar.
Michoacan ka qenë rrënuar nga karteli i drogës ‘Knights Tamplier’, të cilët kishin nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit deri në fillim të këtij viti pas një kryengritje të armatosur nga vullnetarët.
Rodrigo Archundia nuk ka thënë se në cilin grup Reyna ishte përfshirë, por zyrtarët federalë kanë deklaruar se guvernatori ka pasur lidhje me ‘Knights Tamplier’.
Pas shpërthimit të luftimeve mes vullnetarëve dhe grupit kriminal, qeveria forca speciale për të rikthyer normalitetin në qytet.
Më shumë se 85 mijë persona të lidhur me drogën janë vrarë që nga viti 2007 në Meksikë.
Top Channel