
Qyteti i Homs-it, i njohur si kryeqyteti i revolucionit dhe i protestave të para paqësore për demokraci, tani është nën kontrollin e forcave qeveritare, si pjesë e një marrëveshje mes rebelëve dhe forcave të Asad.
Kjo lëvizje vjen pas një periudhë rimarrje territoresh nga ushtria vendase, e cila është e mbështetur edhe nga aleati i saj libanez Hezbollah.
Rënia e qytetit të tretë më të madh në Siri është një goditje e madhe për opozitën dhe një avantazh i madh për Asad pak javë para zgjedhjeve.
Yacoub el-Helou, koordinator i çështjeve humanitare të OKB-së, i vlerësoi të dyja palët për mbajtjen e armëpushimit.
Edhe pse zona më e madhe e qytetit të Homs është tashmë e pastër, ushtria e Asad nuk pritet të shkojë menjëherë në qytet, pasi ekziston rreziku i zonave me eksploziv.
Top Channel