Drejtori i Departamentit për Mjekësi Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka braktisur gërmimet e varrezës masive në Rashkë, në shenj proteste, deri në plotësimin e disa kërkesave të palës kosovare lidhur me punimet në këtë varrezë ku dyshohet se gjenden mbetjet mortore të qindra shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Burimet jozyrtare thonë se pala serbe nuk është paraqitur në një takim të dy komisioneve dhe është kërkuar që vëzhguesit nga Kosova të mos fotografojnë dhe publikojnë fotografi nga vendi i ngjarjes. Ata janë kërcënuar se do të ndiqen penalisht.

“Kemi pasur disa pengesa në punë. Më është ofrua një dokumentacion i nënshkrimit të pranoj disa shkelje të etikës brenda Serbisë. Ne kemi pasur ftesë nga Komisioni Qeveritarë i Serbisë dhe asnjë anëtarë i komisionit nuk ka qenë sot i pranishëm edhe pse ne komunikimin e kemi përmes Kryqit të Kuq me komisionin dhe jo me gjykatësit. I respektojmë rregullat. Unë jam zëri i atyre qytetarëve që presin një përgjigje dhe çdo ditë do të jem transparent në punën time si edhe në këto 15 vite. Do të jap informacione për çdo punë e mirë apo e keqe”, tha Arsim Gërxhaliu.

Gërmimet në Rudnicë të Rashkës kanë filluar javë më parë pas konfirmimit se aty gjenden mbetje mortore dhe dy prej tyre tashmë janë identifikuar. Në një kënetë ishin varrosur shqiptarët për të fshehur gjurmë dhe mbi të ishte ndërtuar një objekt.

Top Channel